Kosova
Kapiteni i Policisë së Kosovës diplomohet në Akademinë e FBI’së
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës 227 në atë akademi, drejtori i FBI, Christopher Wray, ia dorëzoi diplomën Hasanit
Kapiteni i Policisë së Kosovës, Besim Hasani, është diplomuar në Akademinë e Byrosë Federale amerikane të Hetimeve (FBI), në Kuantiko, Shtetet e Bashkuara.
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës 227 në atë akademi, drejtori i FBI, Christopher Wray, ia dorëzoi diplomën Hasanit. Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook, tha se u ndje krenare pasi që ishte mysafire në atë ceremoni.
“Mu bë zemra mal kur para shumë mysafirëve të zgjedhur, u thirr emri i Besimit dhe i Kosovës”, shkroi Çitaku percjell Albinfo.ch.
Postimi i plotë:
Ndjenjë e pafund krenarie sot teksa isha mysafire në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës 227 në Akademinë e FBI në Quantico.
Besim Hasani, kapiten nga policia e Kosovës, ishte një nga të diplomuarit nga ky insitucion elitar.
Mu bë zemra mal kur para shumë mysafirëve të zgjedhur, u thirr emrini Besimit dhe i Kosovës.
Krenari kur pashë Drejtorin e FBI Christopher Wray tek ia dorëzon diplomën kapitetit tonë.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra importon një numër rekord organesh Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë












