Bota

Kërkohet punëtor për t’u kujdesur për 70 macet e qytetit

Ishte reklamë e pazakontë për punë. Kërkohet një shef i maceve, lokacioni Zelenogradsk, Rusi. Detyra: që të kujdeset për rreth 70 mace të pastreha.

Rreth 80 persona kishin aplikuar për këtë vend pune në qytetin e vogël të Kaliningradit, e që po ashtu nja ngritur një statuje për mace e madje edhe në emblemën e qytetit ka macen.

Qyteti është duke tentuar që të brendojë vetën si komuniteti që më së shumti i do macet.  Në fund fare, banorja lokale Svetlana Logunova ishte vendosur gardiane e maceve të qytetit.

“Unë kam punuar me mace tashmë një kohë të gjatë. I ushqej, të gjithë më njohin. E dinë të gjithë kush jam edhe kur e shohin biçikletën time. Andaj i ushqej këto mace sepse tani këtë e kam punë” tha ajo.  Për të ndihmuar atë me këtë detyrë asaj i është dhënë uniforma dhe një biçikletë, përfshirë një xhaketë të gjelbër, kapele dhe kollare.

Ajo merr 85 dollarë në muaj për të garantuar se macet e qytetit janë të lumtura të ushqyera dhe ato gëzojnë ngasje falas në shportën e biçikletës së saj.