Kosova
Tre hapat e mbetur deri te finalizimi i liberalizimit të vizave
Dje shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe ato që vazhdojnë të mos e njohin Kosovën, në mënyrë unanime kanë votuar në përkrahje të heqjes së regjimit të vizave për kosovarët. Ky votim shënon njëherësh edhe një prej momenteve më të rëndësishme të procesit të liberalizimit të vizave.
Në rrugën përpara drejt finalizimit të këtij procesi kanë mbetur edhe tre hapa, të cilët janë proceduralë, meqë tashmë për procesin s’ka mospajtime politike në mes të shteteve anëtare.
Pas votimit të djeshëm, hapi i radhës është që përfaqësuesit e tri institucioneve të BE-së, Parlamenti Evropian, Këshilli dhe Komisioni, të nënshkruajnë aktin ligjor.
Në momentin që përfundohet ky hap, atëherë mbetet procedura e publikimit në gazetën zyrtare, bashkë me datën e hyrjes në fuqi të ligjit dhe hapi i tretë ose i fundit është hyrja e liberalizimit të vizave në fuqi.
Kjo do të ndodhë jo më larg se data 1 janar 2024, derisa për atë se kur do të jenë në gjendje që kosovarët të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen varet nga sistemi ETIAS, për të cilin po bëhen përpjekje për të funksionalizuar.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? Ndërsa pagat zvicerane rriten me moshën, ky trend ndryshon ndjeshëm nga një sektor në tjetrin, zbulon... -
Zvicra importon një numër rekord organesh -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë?












