Lajme
Kantonet i bëjnë thirrje popullatës për ndihmë në shtëpitë e pleqve dhe spitale
Kantoni Vaud të hënën dhe Kantoni Glarus, sot, kanë kërkuar ndihmë nga popullata për të lehtësuar stafin e stërngarkuar në shtëpitë epleqve dhe në spitale
Në kantonin Vaud, të interesuarit tani mund të regjistrohen për ndihmë në qendrat e kujdesit për të moshuar. Ata duhet të angazhohen për të lehtësuar stafin e stërngarkuar.
Kantoni Vaud i bëri një thirrje popullatës për të dalë në ndihmë. “Situata aktuale pandemike i ka vënë sërish ekipet e shtëpive për përkujdesje të të moshurave nën presion të madh”, thuhet në një deklaratë, transmeton albinfo.ch.
Kjo thirrje paraqet një veprim të pashembullt në praktikën zvicerane, shkruajnnë mediat e këtushme.
Për të qenë në gjendje të vazhdojnë të ofrojnë kujdes të cilësisë së lartë për banorët e shtëpive të të moshuarve ose institucioneve socio-edukative, departamenti i shëndetësisë dhe Kryqi i Kuq Vaud po kërkojnë të sensibilizojnë për ndihmë popullatën më të gjerë.
Punonjësit me kohë të pjesshme, pensionistët, të vetëpunësuarit dhe studentët mund të regjistrohen online për detyra të përkohshme të ndihmës nga e hëna pasdite. Kërkohen persona me eksperiencë në sektorin e shëndetësisë për të mbështetur kujdestarët, si dhe vullnetarë për administrim, mirëmbajtje, kuzhinë apo animacion, përcjell albinfo.ch. Kryqi i Kuq ua cakton ndihmësve vendet e duhura.
Vullnetarët nuk do të punojnë falas. Për punët që nuk janë të sferës së kujdesit të drejtpërdrejtë, është caktuar një pagë prej 33 frangash ora, shkruan sda.ch.
Vetëm dy ditë më vonë, një thirrje të ngjashme për “mobilizim” e ka bërë edhe Kantoni i Glarusit.
Kancelaria shtetërore e kantonit Glarus ka njoftuar sot se në të ardhmen e afërt do të ketë mungesa të mëdha të personelit shëndetësor dhe të kujdesit.
Shtëpitë e të moshuarve dhe pleqve, ambientet për personat me aftësi të kufizuara dhe Spitali Kantonal Glarusit tashmë po kërkojnë specialistë që mund të mbështesin kujdestarët, njofton srf.ch. Vullnetarët mund të regjistrohen në shtëpitë e të moshuarve ose në spitalet e kantonit.
Ata regjistrohen në një listë dhe pastaj do të kërkohen për detyrat e caktuara nëse është e nevojshme, transmeton albinfo.ch. Kompensimi, koha e punës dhe kushtet e tjera bazë caktohendrejtpërdrejt ndërmjet institucionit përkatës dhe ndihmësit që thirret për të punuar
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













