Lajme
Dy rrugët që do të mbyllen nesër në Prishtinë, shkak Dita e Evropës
Rruga e quajtur ‘George Bush’ dhe ajo ‘Garibaldi’ në Prishtinë më 9 maj, ditë e hënë, do të jenë të mbyllura, njofton Komuna e Prishtinës.
Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se këto dy rrugë do të jenë të mbyllura për kalimin e veturave nga ora 9:00 e mëngjesit deri në orën 17:00 të pasdites.
“Për shkak të aktiviteteve, të cilat do të mbahen me rastin e ‘Ditës së Evropës’, të hënën, më 9 maj, prej orës 9.00 në mëngjes deri në orën 17:00 këto rrugë do të jenë të mbyllura: Rruga ‘George Bush’, duke vazhduar në drejtim të Bankës Qendrore. Rrugës ‘Garibaldi’, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës”, njofton komuna.
Sipas Komunës së Prishtinës, kjo gjë po bëhet me qëllim të promovimit të lëvizjes së lirë, duke ftuar po ashtu qytetarët që të bashkëngjiten iniciativës më biçikleta dhe trotinetë, për shënimin e kësaj dite.
“Aktiviteti “Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes” ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë, andaj mos hezitoni; merrni biçikletat, trotinetët apo ecni në këmbë dhe bashkojuni iniciativës për shënimin e kësaj dite!”, ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji












