Lajme
Këto janë monedhat më të falsifikuara në Kosovë

Vendimi për të mos i pranuar monedhat 2-eurosh nga ndërmarrjet në Kosovë, me arsyetimin se janë të falsifikuara, është i paligjshëm dhe i padrejtë, përcjell albinfo.ch.
Kështu thotë avokati dhe ish-kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, përcjell albinfo.ch.
“Çështja e rregullsisë se të hollave është e rregulluar me Ligjin për Bankën Qendrore dhe me Rregulloren për Operacionet me para të gatshme, ku në mënyrë të detajuar është e paraparë mënyra e pagesës së qytetarëve dhe institucioneve që duhet të pranojnë pagesa të gatshme. Me këtë dua të them që detyrim i institucioneve apo çfarëdo banke apo markete ka për obligim t’i pranojë paratë e gatshme. Sa i përket rregullsisë tyre, duhet të vazhdohet me procedura të mëtejme”, ka thënë Havolli.
Shoqata e Bankave të Kosovës ka bërë të ditur se cilat para false qarkullojnë më së shpeshti në tregun e Kosovës, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të informohen më shumë rreth rëndësisë së përdorimit të transaksioneve digjitale.
Paratë më të shpeshta të falsifikuara që qarkullojnë në tregun tonë janë: bankënotat 50 dhe 100 euro, si dhe monedha e hekurit 2 euro.
Rreth 166 bankënota prej 100 eurosh kanë qarkulluar, 235 bankënota prej 50 eurosh,
Monedhat e hekurit më të shpeshta që kanë qarkulluar janë 2 euro dhe 1 euro, në total 60 211 euro në vitin 2022.
Vitin e kaluar, Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka trajtuar 187 raste të monedhave të falsifikuara.
“Gjatë vitit 2022 janë ekspertuar 187 raste me gjithsej 12.064 monedha metalike euro dhe nga ekspertimi i tyre rezulton se monedha metalike në vlerë 2 euro është më e falsifikuara, me gjithsej 8.527 copë”.
Nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se gjatë vitit 2021 kanë iniciuar dhe trajtuar 866 raste të falsifikimit të parave, ndërsa gjatë vitit 2022 janë raportuar 805 raste.
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta artisti Mentor Ejupi, Toro Mentori, prej rreth 30 vitesh jetonte në Hamburg, Gjermani, ku kishte bërë emër si piktor dhe...
-
Pak para përfundimit të dënimit, humb jetën 37-vjeçari shqiptar në burgun e Zvicrës
-
“Smartycom AG”, kompania e vetme shqiptare në panairin “Home Fair” në Zvicër
-
Nga cilat shtete kanë origjinën remitencat në Shqipëri?
-
Shqiptari arrestohet në Britani, akuzohet se vrau një rumun
Jeta në Zvicër
-
Pse ChatGPT është i rrezikshëm? Kriminelët, sipas tij, mund të përdorin ChatGPT për të ndërhyrë ndjeshëm procesin e hetimit në zona...
-
Dënohen 4 bankierë në Zvicër, pasi ndihmuan mikun e ngushtë të Putinit të fshihte paratë
-
Valis
Vozit në gjendje të dehur, veturën me 3 rrota
-
Aeroporti i Gjenevës, me fitime të mëdha
-
Pse Amnesty International kritikon Zvicrën