Kosova
KFOR-i demanton Vuçiqin, situata në Kosovë është e qetë
Zëdhënësi i KFOR-it Pio Sabeta ka folur për gazetën serbe ‘Danas’ rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe pretendimeve të Presidentit serb Aleksander Vuçiq se në Kosovë mund të ndodhin sulme ndaj serbëve në vjeshtë.
“KFOR-i është vazhdimisht i informuar për situatën dhe rregullisht kryen vlerësimet e sigurisë”, tha Pio Sabeta zëdhënës i KFOR-it në Kosovë.
“KFOR-i po punon në bashkëpunim të ngushtë me organizata vendëse e ndërkombëtare të sigurisë. Po pati kërcënim të çfarëdo lloji për mundësinë e shkeljes së situatës së sigurisë, KFOR-i është i gatshëm të miratojë masa të domosdoshme për ruajtjen e sigurisë në Kosovë” tha Sabeta duke iu përgjigjur deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, sipas të cilit ka mundësi për incidente në Kosovë gjatë vjeshtës.
I pyetur nëse KFOR-i ka njohuri në lidhje organizatën terroriste shqiptare B-13, për të cilën disa media në Serbi pohojnë se ka në plan të sulmojë serbët në Mitrovicën veriore, Sabeta u përgjigj se KFOR-i po e ndjek me vigjilencë dhe në vazhdimësi situatën.
Presidenti i Serbisë, Vuçiq, në një bisedë për TV Prva, deklaroi se nuk përjashton mundësinë e incidenteve në Kosovë, “porse nuk do të ketë zbatim të planit të B-13, meqë Serbia nuk do të lejojë pogrom ose vrasje të serbëve”.
Sipas Vuçiqit, qëllim strategjik i shqiptarëve të Kosovës që të mbisundojnë hapësirën e pjesës veriore të Kosovës. “Na pret një vjeshtë e rëndë sa i përket çështjes së Kosovës… Nuk dihet se me kë, as për çka mund të bisedohet me Prishtinën… Askush nuk po e kupton se taksat nuk mund të mbijetojnë”, është shprehur Vuçiq.
Në përputhje me mandatin në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, KFOR-i “nuk ka kurrfarë roli në sundimi e të drejtës ose zbatimin e ligjit në Kosovë dhe nuk është i përfshirë në luftën kundër terrorizmit, meqë kjo është jashtëp mandatit të tij, por KFOR-i e ndjek me vigjilencë dhe pa ndërprerë situatën”, u shpreh Sabeta, transmeton Koha.net.
Ai u përgjigj në mënyrë pohuese në pyetjen nëse KFOR-i është i gatshëm t’u garantojë siguri banorëve të Kosovës në ditën e zgjedhjeve.
Sabeta tha se KFOR-i “ kontribuon për mbajtjen e një ambienti të sigurt e të qëndrueshëm dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, në mënyrë të paanshme, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike dhe se mbetet i përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”.
“KFOR-i do të vazhdojë të veprojë, duke bashkëpunuar ngusht me organizatat vendore e ndërkombëtare të sigurisë, në ditën e zgjedhjeve”, i ka thënë Sabeta gazetës së Beogradit, “Danas”, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë Vjedhjet e biçikletave në Gjenevë janë në rritje dhe shumë rrallë zgjidhen. Me më shumë biçikleta...
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të