Kosova

KFOR-it i kërkohet tërheqja nga objekti i Komunës së Leposaviqit

Kryetari i zgjedhur para pothuajse 6 muajsh në krye të Komunës së Leposaviqit në veri të Kosovës, Lulzim Hetemi, në një paraqitje mediale kërkoi që KFOR-i të largohet nga objekti i komunës. Ai konsideron se situata është e qetë.

Hetemi e konfirmon se përveç qeverisë dhe kryeministrit Kurti, të gjithë ia kanë kërkuar dorëheqjen.

“Respekt për Amerikën e respekt për miqtë tanë ndërkombëtarë”, tha ai. I pyetur nëse është i gatshëm të japë dorëheqje, ai deklaroi: “Dorëheqje… për çka?”.

Hetemi tregon për rtk se është i gatshëm menjëherë të largohet nga zyra, me kushtin që në këtë pozitë të vijë një kryetar që njeh dhe respekton shtetin e Kosovës. E derisa të ndodhë kjo, Hetemi thotë se do të vazhdojë të qëndrojë brenda Komunës së Leposaviqit.