Muzikë

Kjo është këngëtarja më e re në top-listën britanike

Billie Eilish është bërë këngëtarja më e re në moshë që kryeson në top-listat për albume në Britani të Madhe.

Këngëtarja 17-vjeçare nga Amerika kapi pozitën e parë me 48 mijë kopje të shitura të albumit “When We All Fall Asplee, Where Do We Go”.

17-vjeçarja theu rekordin e Joss Stone që në vitin 2004 dhe për dy muaj mbajti pozitën e parë.

Albumi i Eilish është i dyti më i shitur sivjet, por është shumë prapa Ariana Grandes me albumin “Thank U, Next” që ka shitur 65 mijë kopje vetëm në javën e parë. “Punuam fort për këtë album. Faleminderit për dashurinë tuaj”, ka shkruar Eilish.