Lajme
Komandant “Malisheva” tenton të bëj vetëvrasja në burg
Sipas informacioneve deri tani të pakonfirmuara tentimin për të vrarë veten e ka kryer duke pirë acid sulfurik
Se të burgosurit e rastit Kumanova po keqtrajtohen në burg, e vërteton fakti se sot njëri nga liderët e grupit, Muhamet Krasniqi i njohur me nofkën Komandant Malisheva ka tentuar të bëjë vetëvrasje. Sipas informacioneve deri tani të pakonfirmuara tentimin për të vrarë veten e ka kryer duke pirë acid sulfurik.
Siç raporton AlsatM nga burime e veta, në një moment të caktuar Krasniqi është penguar në qëllimin e tij, edhe pse supozohet se ka pirë një pjesë të tretjes, por është shpëtuar.
“Nuk ka ende informacione të konfirmuara lidhur me gjendjen shëndetësore të Krasniqit, por as për motivet e këtij veprimi. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë me të paraburgosurin Krasniqi, tentuam të mësojmë erdhe përmes rrugës zyrtare. Që në orët e paradites dërguam disa pyetje deri te Drejtoria kompetente për zbatimin e sanksioneve, por deri në këto momente nuk kemi kurrfarë përgjigje”, thuhet në raportin e këtij mediumi.
Ky rast ndodh në një periudhë kur pjesëtarët e dyshuar të “Grupit të Kumanovës” japin deklaratat e tyre përpara Prokurorit kompetent publik. Sipas burimeve të afërta me të arrestuarit, ata kanë pasur një ndjenjë të pasigurisë, ndërsa kanë kërkuar që edhe deklaratat që do t’i japin para prokurorit të jepen para kamerave, përkatësisht të xhirohen.
“Në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit, marrja në pyetje e të dyshuarve është në fazën finale, disa prej të dyshuarve gjatë ditëve në vijim duhet të merren në pyetje. Pas kompletimit të dëshmive, para përfundimit të procedurës hetuese të njëjtat do t’ju jepen për shqyrtim personave të dyshuar dhe mbrojtjes”, njoftojnë nga Prokuroria Publike e Maqedonisë.
Ndryshe, në një konflikt të armatosur në Kumanovë me datën 10 dhe 1 maj, u përfshi një grup shqiptarësh dhe policia e Maqedonisë. Nga luftimet brenda lagjes së Trimave, mbetëm të vrarë 18 persona, dhjetë përfaqësues të Grupit dhe tetë policë. Aksioni përfundoi me 33 persona të arrestuar.
E-Diaspora
-
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” Shënimi i 30 gushtit, Ditës Botërore të të Zhdukurve me Dhunë synon t'u bëjë homazh të... -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qendrat e konsumit të drogës mbeten shtyllë e rëndësishme e politikës antidrogë Qendrat e konsumit të drogës në Zvicër, të cilat kanë nisur funksionimin rreth 40 vite më... -
Fillon puna për projektin hekurudhor miliardësh midis Cyrihut dhe Winterthurit -
Përballë Algjerisë, Zvicra kërkon të bëjë histori -
Zvicër: Referendum për më pak mish dhe më shumë ushqim vendas -
Shefi i Armatës viziton trupat zvicerane në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë












