Kosova
Komunat veriore nuk kanë buxhet për të shlyer borxhin e energjisë elektrike
Katër komunat veriore të Kosovës janë të obliguara nga një vendim i Qeverisë së Kosovës që me kursimet e tyre të paguajnë borxhin e energjisë elektrike të shpenzuar nga qytetarët e pjesës veriore.
Konsumatorët nga veriu i detyrohen KOSTT-it edhe 18.9 milionë euro të tjera për pagesën e të cilave Qeveria është e detyruar të gjejë zgjidhje.
“Pjesa e papaguar mbetet 18.9 milionë euro që mbeten obligime, të cilat do të duhen prapë të mbulohen nga Qeveria e Kosovës që i takojnë një periudhe të vitit 2023… Mbetet të shihet prej Qeverisë mënyra se si do të mbulohet. Kërkesa është adresuar gjatë vitit 2023”, ka deklaruar kryeshefi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri.
Në ditën kur Qeveria mori vendim për shlyerjen e borxhit të rrymës me buxhetin e komunave veriore, ministri i Financave, Hekuran Murati, pati thënë se do të përdoren edhe mjete e Fondit Zhvillimor të Mirëbesimit.
Fondi u krijua më 2013, bazuar në një marrëveshje Kosovë-Serbi dhe në të janë arkëtuar mjete nga taksat e mbledhura në pikëkalimiet kufitare Jarinjë e Bërnjak.
Ekonomistët kanë thënë se fondi nuk mund të shpenzohet përpos në fushat për të cilat është i destinuar, si në infrastrukturë, shërbime sociale, ngritjen e kapaciteteve institucionale, kulturë, sport dhe bujqësi.
“Është në kundërshtim me Ligjin për financat publike, është në kundërshtim me vetë destinimin e këtyre mjeteve. Nuk janë duke shkuar në zhvillim këto. Janë duke shkuar në konsum. Shpenzim i kotë. Harxhim i parave pa asnjë grimë racionalitet”, ka deklaruar ish-ministri i Financave, Haki Shatri.
Fondi ka një bord të përbërë nga përfaqësues të BE-së, Ministrisë së Financave e të komunitetit serb të komunave në veri.
Njohësi politik, Seb Bytyçi, ka thënë se për ndryshimin e destinimit të mjeteve duhet të ketë aprovim nga Brukseli.
“Nuk ka ndonjë ndalesë, për shembull, për pagesën e borxhit, por procedurat si funksionojnë janë që duhet të ketë pajtim mes përfaqësuesit të BE-së, për çfarëdo aprovimi të projekteve, sepse fondi udhëhiqet nga përfaqësuesi i BE-së dhe gjithashtu projektet propozohen nga katër komunat veriore”, ka deklaruar Bytyçi.
Në Qeveri nuk kanë dhënë shifra se sa është shuma e mjeteve të grumbulluara në fond./Koha.net
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në










