Kosova
Konjufca i kërkon VV-së mandatarin për kryeministër

Tashmë ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga Lëvizjes Vetëvendosje të propozojë mandatarin për Kryeministër. Konjuca përmes një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit ta propozojë mandatarin për kryeministër.
Në letër, u.d. i Presidentit, duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të KQZ-së për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta krijuar Qeverinë e re.
Galuk Konjufca nuk e përjashtoi mundësinë për formimin e Qeverisë Kurti sot. Ai tha se kanë mbetur vetëm disa procedura teknike. Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, sot është zgjedhur kryetar i legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi më pas ka zgjedhur edhe tre nënkryetarët nga partitë me shumicë shqiptare: Saranda Bogujevcin nga Lëvizja Vetëvendosje, Bedri Hamzën nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shalën nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
E-Diaspora
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false Mërgimtari që prej vitit 2020 ishte regjistruar në Vorarlberg të Austrisë me të dhëna personale italiane...
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
Jeta në Zvicër
-
A e dini se Zvicra mbajti konkursin e parë të këngës në Eurovizion Eurovizion mbrëmë u kthye në shtëpi, pikërisht aty ku nisi për herë të parë, në Zvicër,...
-
Gjykimet që ndryshuan Zvicrën në historinë 150 vjeçare të Gjykatës Federale
-
Bujqësia organike në Zvicër në ngërç: Stagnon për herë të parë që nga viti 2010
-
Ushtria zvicerane po mendon të hapë përsëri disa bunkerë të vjetër
-
Sheqeri në ushqim: Zvicra vendos objektiva të reja për jogurtet dhe ëmbëlsirat