Bota

Konsullata saudite në Turqi nën mbikëqyrje të rrepta nga autoritetet e sigurisë

Konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll po vëzhgohet të mënyrë maksimale nga ana e autoriteteve policore.

Përveç policisë, e autoriteteve të tjera, para konsullatës po qëndrojnë edhe gazetarë të cilët pop resin informacion për zhdukjen e gazetarit Jamal Khashoggi, i cili që nga data 2 tetor i këtij viti që kur hyri në konsullatë nuk ka dalë më nga aty dhe po llogaritet si i zhdukur.

Mediat amerikane dhe ato vendore kanë raportuar se të gjithë po presin një deklaratë të qartë në lidhje me zhdukjen e gazetarit.

Jamal Khashggi, ishte gazetar dhe columnist i gazetës “The Ëashington Post”. Ishte i njohur për kritikat e politikave që po udhëheq qeveria aktuale në Saudi.

Në Turqi, është nisur një hetim në lidhje me zhdukjen e gazetarit saudist, ndërsa mediat kanë raportuar ditëve të kaluara se gazetari është vrarë Brenda konsullatës sauditë në Turqi.