Shqipëria
Kontributet gjermane në Shqipëri arrijnë në 1 miliard euro
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë qëndrimit në Berlin zhvilloi një takim me ministrin e Ekonomisë dhe Energjisë së Gjermanisë, Peter Altmaier.
Bashkëpunimi ekonomik dhe rritja e prezencës së kompanive gjermane në sektorë strategjikë në Shqipëri, ishte tema e bisedës që Balla pati me Peter Altmaier.
Balla i shprehu Altmaier mirënjohjen e tij për ndihmën e pakursyer që Gjermania i jep Shqipërisë, e cila është një nga donatorët më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm në vend, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
“Shqipëria i është mirënjohëse Gjermanisë për ndihmën e pakursyer. Kontributet gjermane në Shqipëri arrijnë në një total prej më shumë se 1 miliard euro. Vetëm për vitet 2017 dhe 2018 Gjermania ka vënë në dispozicion 85 milionë euro. Gjermania është në këtë mënyrë një nga donatorët më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm për Shqipërinë”, u shpreh Balla.
E-Diaspora
-
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji Fikri Hajdari pjesë e projektit kërkimor në Universitetin e Oslos... -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile














