Lajme

Koronavirusi kthehet në Ulqin

Sot janë konfirmuar 18 raste me COVID-19, ka njoftuar Radio Televizioni i Malit të Zi.

Të premten nga 259 mostra janë konfirmuar 18 raste të reja. 13 raste janë në Rozhajë, dy në Podgoricë dhe nga një në Ulqin, Tivar dhe në Cetinje.

“13 raste janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë. Për tri raste ka të dhëna që tregojnë në importim nga Shqipëria dhe Serbia, ndërsa për dy po gjurmohet për burimin e infektimit”, ka njoftuar Instituti për Shëndetësi Publike i Malit të Zi.

Në Mal të Zi aktualisht janë 31 raste aktive. Ulqini e Tivari kanë vetëm rastet e konfirmuara të premten.