Lajme
Koronavirusi mund të varfërojë gjysmë miliardi njerëz në botë
Organizata ndërkombëtare bamirëse Oxfam ka paralajmëruar se gjysmë milardi njerëz në botë mund të përfshihen nga varfëria, për shkak të krizës së koronavirusit.
Organizata kërkon nga udhëheqësit në botë të krijojnë një paketë gjithëpërfshirëse të shpëtimit, për të parandaluar ndikimin ekonomik të pandemisë.
Në një raport të lëshuar më 9 prill thuhet se “vendet e pasura” kanë dëshmuar se gjatë krizës ata mund të mobilizojnë triliona dollarë për të mbështetur ekonomitë e tyre.
“Ata duhet të bëjnë të njëjtën gjë edhe për kombet më të varfëra”, vlerëson OXFAM.
Raporti i organizatës bëhet përpara takimeve të javës së ardhshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankës Botërore, dhe Ministrat e financave të G20 (vendet me ekonomitë më të zhvilluara në botë).
“Varfëria globale mund të rritet për herë të parë që nga viti 1990”, tha OXFAM, duke shtuar se një rritje e tillë mund t’i vendosë disa rajone në nivele të varfërisë “të ngjashme me ato të regjistruara për herë të fundit 30 vjet më parë”.
Për të ndihmuar në zbutjen e ndikimeve të dëmshme të pandemisë, e cila ka vrarë gati 89,000 njerëz në të gjithë botën dhe kufizuar lëvizjen e njerëzve në pjesën më të madhe të botës, Oxfam propozoi një plan veprimi që bën thirrje për ndarjen e granteve në të holla për njerëzit dhe bizneset në nevojë, rritjen e ndihmës si dhe anulimin e borxheve, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














