Kosova
Kosova s’mund të ketë Asociacion njëetnik
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë sot se Kosova është shtet multietnik dhe si i tillë, nuk mund të ketë Asociacion njëetnik.
Komentet ai i bëri kur foli për kërkesën potenciale të Washingtonit dhe Brukselit zyrtar, për një ide të një modeli europian për formimin e Asociacionit, përcjell Albinfo.ch.
”Kosova është shtet multietnik dhe në një shtet multietnik, nuk mund të ketë Asociacion njëetnik. Ky është një qëndrim që tanimë të gjithë e kemi shumë të qartë dhe nuk besoj që kemi çka të shtojmë përtej kësaj për shkak se çkado që është ndërtuar deri më sot, është ndërtuar mbi frymën e një shteti multietnik, e nuk mund të dalim jashta frymës kushtetuese të Kosovës”, tha ai.
Tutje shtoi se në Ligjin për vetqeverisje lokale është paraparë pjesa ku komunat mund të organizojnë asociacione, madje kjo pjesa e organizimit të tyre është e precizuar edhe me ligjin për OJQ.
Ai theksoi se githçka mund të ndodhë brenda këtyre kornizave.
”Kosova është shtet multietnik, dhe në një shtet multietnik nuk mund të ketë Asociacion njëetnik. Ky është një qëndrim që tanimë të gjithë e kemi shumë të qartë dhe nuk besoj që kemi çka të shtojmë përtej kësaj për shkak se çkado që është ndërtuar deri më sot, është ndërtuar mbi frymën e një shteti multietnik, e nuk mund të dalim jashta frymës kushtetuese të Kosovës”, tha ai./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori Rekorde të reja u regjistruan në 19 stacione meteorologjike, ndërsa ngrohja e lumit detyroi edhe masa... -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit












