Lajme
Kosova, vend i pambrojtur nga ndotësit
Qendra për Zhvillim dhe Avokim në Kosovë,( KADC), tregon se gjendja aktuale në vend, sa i përket menaxhimit të mbeturinave, nuk është e lakmueshme.
Republika e Kosovës vazhdon të mbetet njëri nga vendet më të ndotura të rajonit. Ajri i ndotur, degradimi i lumenjve, prerja dhe djegia e pyjeve, automjetet e vjetra dhe varrezat e veturave në çdo saj të rrugëve, deponitë e mbeturinave të pa menaxhuara, janë vetëm disa nga faktorët që je bëjnë Kosovën një vend jo të shëndetshëm.
Qendra për Zhvillim dhe Avokim në Kosovë,( KADC), tregon se gjendja aktuale në vend, sa i përket menaxhimit të mbeturinave, nuk është e lakmueshme.
Arben Lila është zyrtar lartë në KADC. Ai ka thënë për REL, se për shkak të vonesës së miratimit të ligjit nga ana e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, është vonuar strategjia për menaxhimin e planit të mbeturinave.
“Kosova nuk ka menaxhim të integruar sa i përket mbeturinave. Kemi disa hallka të shkëputura në procesin e menaxhimit. Hulumtimin që e ka bërë Qendra Kosovare për Avokim dhe zhvillim del se për shkak të vonesës së miratimit të ligjit, është vonuar plani për menaxhim të mbeturinave në nivelin lokal. Ato nuk janë të qarta gjatë zbatimit”, ka thënë ai.
Ndërsa, Muhamet Malsiu, drejtor i Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, thotë se gjendja aktuale në vend sa i përket menaxhimit të mbeturinave, nuk është e mirë.
“Gjendja në Kosovë, sa i përket mbeturinave nuk mund të themi se është e mirë, por besojmë që do të përmirësohet pas kompletimit të legjislacionit të ri”, tha ai.
Ndryshe, njëri nga standardet më të vështira për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i cili ndikon për çdo ditë në kualitetin e jetës së përditshme të qytetarëve është mbrojtjen e ambientit nga ndotjet dhe përkushtimi për planifikimin dhe kontrollimin e mjedisit në pajtim me standardet evropiane.
Në Bruksel dhe Prishtinë, ndërkaq ekziston një konsensus, sipas të cilit thuhet se, kriteret e zbatimit të standardeve mjedisore kërkojnë angazhimin më të madh dhe kanë koston më të lartë për një vend kandidat ose aspirant siç është Kosova.
Ndryshe, ndotësi më i madh i ajrit në Kosovë vazhdon të mbetet Korporata energjetike e Kosovës, respektivisht Termocentralet e Obiliqit, “Kosova A” dhe “Kosova B”.
E-Diaspora
-
Dënohet me burg të përjetshëm kosovari për tentativë vrasjeje të gruas në prani të fëmijës Një burrë e kishte goditur me thikë gruan e tij të ndarë më shumë se 20... -
Familja reagon për vdekjen tragjike të 22-vjeçari nga Kosova në Londër -
Amina Nuraj: “Unë, bija e Atdheut”, një rrëfim mbi identitetin shqiptar në Sanxhak -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Disspora
Diaspora: 15 miliardë € në 18 vjet për Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Gjykata urdhëron qeverinë zvicerane të publikojë kontratat për vaksinat Covid Qeveria zvicerane duhet të publikojë kontratat e saj me kompanitë farmaceutike për furnizimin me vaksina kundër... -
Viktimat e zjarrit në Crans-Montana kthehen në Zvicër për rehabilitim -
Pagesat me telefona të mençur tejkalojnë ato me kartë në Zvicër -
Treni i devijuar në Valais, linja Goppenstein–Brig e pezulluar deri të shtunën -
Fondet zvicerane të pensioneve regjistrojnë fitim, por pagesa e 13-të mund të krijojë presion financiar













