Kosova
Rritet çmimi i energjisë elektrike në Kosovë
Sipas ZRRE-së, rreth 15 për qind është rritja e çmimit të energjisë elektrike për kosovarët, ky vendim u mor pas mbledhjes së bordit të këtij institucioni.
“Megjithatë, rritja e të hyrave do të reflektojë në ngritje të çmimeve të energjisë elektrike rreth 15% për konsumatorët fundorë në vitin tarifor, të cilat do të hyjnë në fuqi prej 1 prill 2023 deri më 31 mars 2024”, thuhet në njoftim.
Pos tjerash, thuhet se janë aprovuar të hyrat e lejuara maksimale për operatorët e rregulluar si KOSTT, KEDS dhe FSHU/KESCO).
“Të Hyrat e Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal FSHU/KESCO janë aprovuar në vlerë prej 398.40 mil €, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut/KOSTT janë aprovuar në vlerë prej 59.697mil €, për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes/KEDS janë aprovuar në vlerë prej 133,808mil €. Këto të hyra do t’ u mundësojnë operatorëve kryerjen e funksioneve të operimit në kushte optimale. Me aprovimin e këtyre të hyrave, ZRRE, ndër të tjera, ka marrë në konsideratë edhe rritjen e çmimeve të importit, të cilat janë jashtë kontrollit të operatorëve si dhe subvencionin që është alokuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet në njofim.
E-Diaspora
-
Romë
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më të suksesshme në Itali Romë: Kompania më e mirë në pronësi të huaj për performancën menaxheriale dhe financiare...
-
Itali
Irma Kurti vlerësohet me “Çmimin e Kulturës” në Itali
-
Pianistja e njohur kosovare, Lule Elezi, mban koncert recital në vendlindjen e Shopenit
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR?
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
Jeta në Zvicër
-
Të dhënat e pasagjerëve ajror duhet të jenë në gjendje të përdoren nga policia Mbledhja e të dhënave të caktuara nga pasagjerët e ajrorë dhe ruajtja e tyre për një...
-
Zvicër: Një burrë plagos disa persona në Zofingen
-
Kompanitë e sigurimeve shëndetësore duhet të paguajnë për syzet, me paratë e taksave
-
Wiedikon: Vendasit, të indinjuar me qiratë e larta
-
Gjendet viktima e fundit e ortekut të prillit