Lajme
Krim makabër në Shqipëri, burri hedh gruan nga kati i katërt
Një burrë 52 vjeçar për shkak të xhelozisë dhe mosmarrëveshjeve, ka hedhur nga kati i katërt i banesës, gruan e tij 43 vjeçare duke e mbytur në vend
Një krim i rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit në Shqipëri, që ka tmerruar të gjithë komunitetin. Një burrë 52 vjeçar për shkak të xhelozisë dhe mosmarrëveshjeve, ka hedhur nga kati i katërt i banesës, gruan e tij 43 vjeçare duke e mbytur në vend. Viktima ka lënë pas dy fëmijë.
Viktima quhej Liljana Ruko, e cila kishte denoncuar një muaj më parë burrin se e kishte rrahur brutalisht. Por, policia pas verifikimit të denoncimit, dhe akordimit të urdhrit të mbrojtjes i la të jetonin në një banesë, por edhe pas kësaj dhuna vijoi deri sa çoi në vdekjen e nënës së dy fëmijëve.
Burime në Policinë e Fierit thanë se çifti u la të jetonin në banesë, me arrestimin se konflikti ishte sporadik.
Ndërkohë dëshmitarë të krimit të rëndë në familjen Ruko në lagjen “Kryengritja e Fierit”, rrëfejnë ngjarjen makabre që trondit mbarë opinion publik. Ata thonë se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe nuk u la mundësi për ndërhyrje.
“Dëgjova ulërimat. Ishte e tmerrshme. Kur dola jashtë e pashë se e kishte nxjerrë nga dritarja dhe e mbante varur nga këmba me kokë poshtë dhe e lëshoi si thes plehrash. Ndodhi shumë shpejt dhe ishte shumë e papritur”, rrëfen një dëshmitare që e pa aktin e vdekjes së 43 vjeçares.
Prindërit e 43 vjecares Liljana Ruko, nënë e dy fëmijëve, morën trupin e pajetë të saj për të kryer ritet e fundit.
Grupi hetimor në Policinë e Fierit pohojnë se Ferdinant Ruko ka pranuar vrasjen e bashkëshortes duke thënë se fillimisht e ka goditur e rrahur me grushte për shkaqe xhelozie, më pas e ka zhveshur dhe e hodhi nga dritarja e banjës. Ndërkohë, 2 fëmijët e mitur të viktimës të moshës 10 dhe 6 vjeç, po trajtohen me psikolog për shkak të tronditjes së pësuar.
Familja Ruko kishte jetuar për disa muaj në gjemani dhe pas refuzimit të azilit u rikthye në shtëpi vetëm pak kohë më parë.
E-Diaspora
-
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda Në ditën e fundit të Samitit të Diasporës në Pallatin e Kongreseve priten panele mbi integrimin... -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix -
Tedi Papavrami sjell “24 Kapriçot” e Paganinit në TKOBAP -
Londër
Alda Dizdari do të sjell një mbrëmje të veçantë të muzikës klasike në Londër
Jeta në Zvicër
-
Pse gjykata në Cyrih anuloi lejen e ndërtimit për McDonald’s? Projekti për hapjen e një restoranti të ri në qytetin e vjetër të Zurich kundërshtohet për... -
Zvicër: Vetëm 34 për qind e banorëve jetojnë në shtëpitë e tyre -
EuroAirport i Bazelit mbyll pothuajse plotësisht pistën kryesore për disa javë -
Zvicra jep me shumë kujdes vizat humanitare për të ikur nga Gaza -
BE shtrëngon rregullat për importin e çelikut, preket edhe Zvicra












