Kosova
Kryeministri irlandez: E ardhmja e Kosovës është në BE dhe Këshill të Evropës
Sot, Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Europian dhe në Këshill të Europës, përcjell albinfo.ch.
Varadkar tha se kanë diskutuar për marrë,dhëniet bilaterale që janë të ngrohta dhe po thellohen e përmirësohen edhe më tutje.
“Jam i lumtur për vizitën time në Kosovë. Patëm një takim shumë konstruktiv dhe ishte mundësi e mirë të kuptojmë për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare. Diskutuam për marrëdhëniet bilaterale që janë të ngrohta dhe po thellohen e përmirësohen edhe më tutje. Siç e dini, Irlanda është një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 dhe jam shumë krenar për kontributin që anëtarët e ushtrisë tonë të KFOR-it e bëjnë këtu si dhe irlandezët civil që janë pjesë e EULEX-it dhe ka të bëjë me mbrojtjen e paqes këtu dhe ndërtimin e stabilitetit dhe të institucioneve që mezi pres t’i takoj edhe EULEX-in dhe KFOR-in”, tha Varadkar.
Kryeministri irlandez tha se me shumë ende do të përkrahë Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Europës sivjet dhe të fillojë edhe procesin e negociatave me BE-në, për anëtarësim edhe aty.
“Kurti dhe unë pajtohemi që e ardhmja e Kosovës është në BE dhe Këshillin e Evropës. Me shumë ëndje do ta përkrah Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Europës sivjet dhe të fillojmë edhe procesin e negociatave me Bashkimin Europian për anëtarësim edhe atje. Kosova po tregon zotimin ndaj vlerave europiane dhe keni harmonizuar edhe politikat e sigurisë me ato të BE-së që është me rëndësi dhe e di që keni pasur presione për këtë dhe kjo do të ndikojë në vlerësimin tonë në të ardhmen. Do të shohim edhe për sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore”, theksoi ai.
Më tej, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Varadkar tha se është jetik për të arritur harmoni dhe për të pasur zhvillim të mëtejmë në të dyja vendet.
“Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është jetik për të arritur një harmoni dhe për të pasur zhvillim të mëtejmë edhe në Kosovë edhe në Serbi. Sivjet është viti që është me rëndësi që ku stabiliteti të konsolidohet në Kosovë dhe nuk dua të shoh kthim të skenave të dhunshme që i kemi parë në shtator dhe maj”, deklaroi Varadkar.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













