Kosova
Kryeministri i Kosovës: “AAK-ja, e gatshme për zgjedhje”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se AAK-ja është e gatshme të shkojë në zgjedhje, kurdo që ato mbahen, por vetëm nëse kjo kërkesë vjen nga njëri prej partnerëve të koalicionit.
“Unë jam i fundit, e lëshoj kontratën, unë nuk tradhtoj askënd”, ka thënë Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.
Tutje Haradinaj ka folur edhe për kandidimin që PDK-ja i ka bërë Kadri Veselit për kryeministër. Ai e ka quajtur këtë legjitime. Ka komentuar edhe paralajmërimin e Vetëvendosjes për protestë, siç e quajnë ata, kundër “PAN Hajnisë”.
Ai tha se Vetëvendosje kohët e fundit po tregon nervozizëm, sepse e ka humbur besimin në popull. “AAK-ja ka dalë në sondazhe para Vetëvendosjes, sepse ka humbur besimi i popullit në Vetëvendosje e në liderin Albin Kurti, prandaj është ky nervozizëm i tyre”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkohë, kur foli për samitin e Berlinit, tha se e ka ndërruar dinamikën.
“Hetohet një ecje me qëndrime. Kemi pasur shkrime në media me renome botërore, në deklarime po ashtu. Nuk duhet ta marrim diçka si përfundimtare. Kjo është një energji e re që po ndodh në prag të samitit”, ka thënë kryeministri.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mesazhi i Pashkëve nga Don Marjan Marku, Drita e ringjalljes që kapërcen kufijtë Si përfaqësues i një kishe që vepron në një kontekst modern dhe multikulturor si ai zviceran,...
-
Chair Airlines renditet në mesin e kompanive me nisjet më të sakta në Zvicër
-
Dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burg Angli
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab”
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shëndetësor në Zvicër: Dallime të mëdha në sigurimet shtesë Në vitin 2023, kompanitë e sigurimeve shëndetësore në Zvicër, si CSS, raportuan një diferencë të konsiderueshme...
-
Përplasja e dy tramvajëve në Cyrih shkakton përkohësisht ndêrprerje trafiku
-
Ari si një strehë e sigurt funksionon gjithmonë – çfarë duhet të dini
-
Zvicër: Për qiramarrësit, lëvizja e shtëpisë mund të jetë shumë e shtrenjtë
-
Kolona të gjata në portalin jugor të Gotthard