Shqipëria
Kryeministrit Rama i bllokohet rruga edhe në Elbasan
Thotë se është i vendosur që zgjedhjet nuk do të shtyhen. Kryeministri i Shqipërisë një ditë pasi u përball me bllokim të rrugës në qytetin e Shkodrës, njëjtë i ka ndodhur edhe në qytetin e Elbasanit.
Në këtë qytet ka pasur përplasje mes policisë dhe mbështetësve të opozitës, të cilët kishin bllokuar rrugën, përcjell albinfo.ch.
Ish-deputeti i PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi, tha se qytetarët kanë dalë në protestë “për t’i thënë stop varfërisë dhe krimit”.
Pavarësisht bllokadës, kryeministri ia arriti të futej në qytet. Nga Elbasani, ai akuzoi opozitën se ka braktisur besën e elektoratit që i zgjodhi.
Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur se zgjedhjet më 30 qershor do të mbahen dhe se PS do të marrë të gjitha bashkitë në vend, edhe nëse në këto zgjedhje nuk merr pjesë opozita.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile













