Lajme
Kryeministrja suedeze i përgjigjet Rusisë: Vendosim vetë për politikat e sigurisë
Pas deklaratës ruse, kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, i është përgjigjur Rusisë, e cila tha se në rast të anëtarësimit të Suedisë në NATO, do të ketë pasoja të dëmshme. Andersson ka thënë se Suedia vendos vetë për politikat e sigurisë.
Andersson dhe qeveria që e udhëheq megjithatë këmbëngulën që anëtarësimi i Suedisë në NATO nuk është një opsion. Në të njëjtën kohë, qeveria theksoi se Suedia ka një marrëdhënie të ngushtë me NATO-n.
“Linja suedeze është shumë e qartë. Në Suedi, jemi ne vetë ata që vendosim për linjën tonë të politikës së sigurisë. Është e rëndësishme në këtë situatë që të ketë stabilitet dhe parashikueshmëri në linjën e politikës suedeze të sigurisë, ajo është e qetë në një situatë si kjo”, tha ajo në një konferencë për shtyp.
“Suedia ka bërë në vitet e fundit investime reale në mbrojtje për të qenë në gjendje të forcojë aftësitë tona ushtarake dhe ne gjithashtu kemi forcuar, thelluar dhe rritur numrin e bashkëpunimeve me vende dhe organizata të tjera”, shtoi ajo.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut