Lajme
Kumanova në rrethim të hekurt, shkëmbim zjarri në Kodrën e Trimave
Të shtëna armesh dhe detonime, ka pasur që nga mëngjesi në lagjen Kodra e Trimave, ndërsa nuk është raportuar për të vrarë e plagosur
Që nga orët e hershmë të mëngjesit, në Kumanovë është kthyer gjendja e luftës e vitit 2001. Të shtëna armesh dhe detonim ka pasur që nga mëngjesi në lagjen Kodra e Trimave, ndërsa nuk është raportuar për të vrarë e plagosur. Bëhet fjalë për shkëmbim zjarri ndërmjet një grupi të armatosur dhe policisë maqedonase.
Të shënat kanë nisur nga ora 05.00 e mëngjesit. Përveç krismave të armëve të ndryshme, edhe helikopterë lëvizin mbi qytet. Autoritetet zyrtare nuk japin asnjë informacion mbi ngjarjen, ndërsa nuk ka hollësi edhe nga mediat e tjera.
Siq raortojnë burimet e INA-s nga Kumenova, bëhet fjalë pëer dy-tri shtëpi nga ku po del tym i zi.
Policia nëpër këtë lagje përmes megafonit ka bërë thirrje që qytetarët të mos dalin rrugëve. Nga rrjetet sociale informohet për të dhëna të ndryshme që nuk janë zyrtare. Po ashtu banorët theksojnë se shtëpitë e tyre janë dëmtuar nga plumbat dhe se ata janë strehuar në ambiente më të sigurta. Sirenat e autoambulancave janë dëgjuar vazhdimisht në qytet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit Sopranoja shqiptare njoftoi se është gati të interpretojë një tjetër Mbretëreshë të Mozartit në "Opernhaus Zürich",... -
Vula e Ekselencës, si shndërrohet një diplomë e Kosovës në Licencë Auditimi në Zvicër -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës -
Zvicër/Kosovë
Nga Zvicra në Kosovë, çifti i ri ndërton kampingun e ëndrrave në mes të natyrës -
Martin Marku u zgjodh Këshilltar Komunal në Graz të Austrisë
Jeta në Zvicër
-
Në prag të pushimeve verore, aeroportet paralajmërojnë për pritje të gjata Ato këshillojnë udhëtarët të përgatiten mirë për të minimizuar kohën e pritjes, duke paketuar dhe përgatitur... -
Fituesi fatlum fiton çmimin e madh të EuroMillions: 73.93 milionë franga -
Më pak qëndrime nate gjatë majit, në Zvicër -
Raport mbi skandalin e keqtrajtimit të kafshëve në Ramiswil -
Ndihma federale për zhdëmtimin e viktimave nga Crans Montana










