Kosova
Kurti: 2024-ta për VV-në do të jetë vit i përgatitjes zgjedhore
Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie ka folur ndër të tjera për zgjedhjet nacionale e lokale që parashihet të mbahen në vitin 2025.Kurti tha se viti 2024 për të gjitha qendrat e VV-së duhet të jetë vit i përgatitjes dhe mobilizimit për proceset zgjedhore, ku theks iu dha zgjedhjeve lokale, përcjell albinfo.ch.
“Kandidati apo pretendenti për kandidat komune nuk mund të quhet i tillë nëse nuk i njeh thellësisht problemet e shumicës së lokaliteteve që përbëjnë komunën përkatëse”.
“Të njihen detajisht e të flitet me kompetencë për shqetësimet e secilit lokalitet. Përveç takimit të rregullt me strukturën e pikës, qendra duhet të planifikojë e realizojë aktivitete që lidhen drejtpërdrejt me shqetësimet kryesore të lokalitetit përkatës që mund të jetë lagje a fshat në një komunë të caktuar”, tha Kurti.
Gjatë fjalës së tij, kreu i VV-së kritikoi mediat, pasi sipas tij, shumë nga vendimet që i merr qeveria të cilën e udhëheq ai “nuk paraqiten fare apo në rastin më të mirë paraqiten pjesërisht në pjesën dërmuese të spektrit mediatik në vendin tonë”.“Ne nuk kemi zgjedhur e as nuk do t’i zgjedhim metodat e pararendësve tanë për sponsorime që në thelb janë fasadë. Ne kemi komunikuar në vazhdimësi me qytetarë, s’e kemi ndërprerë asnjëherë komunikimin me ta”.
“Prandaj, të arriturat e qeverisë, vendimet që merren, duhet të paraqiten e shpjeguar për qytetarët nga strukturat e Lëvizjes. Vetëm kësisoj informacioni është objektiv, i drejt dhe i padevijuar”, tha Kurti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i dënuar për dhunim, bën për vete dy police zvicerane Njëra nga gratë i dha atij qasje në sistemin policor të Polis dhe u dënua me... -
Vaud ndan 15 milionë franga për parandalimin e zjarreve pas tragjedisë në Crans-Montana -
Vala e të nxehtit rrit ndjeshëm vizitat në spitale në Gjenevë -
Zvicra ndalon zyrtarisht ndëshkimin fizik të fëmijëve -
Zvicra miraton zgjerimin e linjës hekurudhore Gjenevë–Lozanë










