Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2017/01/ferizaj-528x396.jpg)
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë: Dr. Andin Binaj nderohet me “Mirënjohje për merita të veçanta” nga Ambasada e Shqipërisë Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Austri ka nisur një cikël aktivitetesh për vlerësimin e personaliteteve...
-
Alba Festival: Në Line-Up me superyjet si Enisa, Dardani, Ledri Vula
-
Sunaj Raça nderohet me çmimin “Aktori më i mirë” në Festivalin Ndërkombëtar në Gjenevë
-
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës reagon për intervistën e Vuçiqit në “Die Weltwoche”
-
Berlin: Shfaqen dy filma shqiptarë, “Pa vend” dhe “Sans le Kosova”
Jeta në Zvicër
-
Kinezët vodhën 130,000 franga nga kazinoja e Cyrihut Në mars, një bandë prej njëmbëdhjetë punëtorësh kinezë nga Italia mashtruan kazinonë e Cyrihut. Ata u...
-
Një 18-vjeçar kosovar paguan për sigurimin e makinës katër herë më shumë se një zviceran 30-vjeçar
-
Spitali i Gjenevës kërkon gjak urgjentisht
-
Alba Festival: Në Line-Up me superyjet si Enisa, Dardani, Ledri Vula
-
Zvicër: Më lirë të kesh një shtëpi sesa të marrësh me qira