Kosova
Kurti e Vuçiq, sot para liderëve evropianë
Në ftesën për samitin e liderëve të shteteve anëtare të BE-së, që mbahet sot e nesër në Bruksel, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, njofton se do të diskutohet edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri kosovar, Albin Kurti, siç njoftoi qeveria, në margjinat e samitit do të takojë liderët e Gjermanisë, Olaf Scholz, Francës, Emmanuel Macron, e të Italisë Giorgia Meloni, si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.
Qeveria e Kosovës tha se “takimi do jetë në kuptim të diskutimeve të nisura me 5 emisarët gjatë vizitës së tyre në Prishtinë më 21 tetor, në të cilin ata propozuan një plan të ri që përfshinte një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike, bashkërisht me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7”.
Neni 7, që përmendet mes tjerash, thotë se palët janë të përkushtuara në arritjen e ujdisë specifike e garancive, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës, e duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë.
Në BE njoftuan për takimet e Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që do t’i kenë ndaras me liderët evropianë, por se një takim mes këtyre dyve thanë se nuk do të ndodhë.
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendosi të ndajë të dhënat e pasagjerëve të fluturimit me policinë Pa planin e propozuar, Zvicra do të përballej me disavantazhe ekonomike...
-
4% e shoferëve në Zvicër drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit
-
Përmbledhje e lajmeve nga Zvicra për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Në cilat punë në Zvicër punëtorët e huaj fitojnë më shumë se zviceranët?
-
Kaos në tunelin Gotthard: Shoferët sulmojnë aktivistët e klimës (VIDEO)