Kosova
Kurti: Kosova s’ka nevojë për gjykatë speciale
Në konferencën e organizuar nga Fondacioni “Geoffrey Nice” dhe Qendra për të Drejtat e Njeriut, kryetari i Vetëvendosjes ka shtuar se Kosova nuk ka nevojë për Gjykatën Speciale, sepse kjo është bërë për të mbuluar dështimin e UNMIK-ut dhe EULEX-it.
Sipas tij, as institucionet vendore nuk kanë bërë ndonjë gjë, që të dëshmohet lufta e drejtë e UÇK-së.
“Në Kosovë nuk ka pasur tranzicion, pasi që këtu çdo gjë ka ndryshuar shumë shpejt, me një rregullore të UNMIK-ut, është dashur të kalohet nga një sistem në tjetrin pa votuar askush, pa u pyetur askush. Sipas meje, administrata e ndërkombëtarëve në Kosovë ishte si një spital për pacientët e sëmurë dhe në këtë rast, qytetarët e Kosovës”.
“Okupatori serb për ne ka qenë burg, sëmundje, ndërsa prania e ndërkombëtarëve për ne si një spital për shërim dhe tash Bashkimi Evropian do të jetë për ne një shkolle. Dhe, ju e dini se jo të gjithë nxënësit janë të njëjtë para profesorit apo jo? Veçse ne duhet të shkojmë në shkollë”, u shpreh Kurti, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Konferenca në të cilën ka folur Kurti është organizuar nga fondacioni i avokatit britanik Geofferey Nice, i cili ka përfaqësuar tashmë disa persona në Speciale.
“Raporti i Dick Martit nuk ka asnjë fakt të vetëm mbi krimet e kryera nga shqiptarët dhe si i tillë, nuk mund të konsiderohet hetim për ndonjë krim të caktuar. Por, ky raport është baza e gjykatë së themeluar së fundmi”, ka thënë Kurti.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës














