Kosova

Kurti pret sot pesë të dërguar të SHBA-së e BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret të premten në takim pesë zyrtarë nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, përcjell albinfo.ch.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se Kurti do të takohet me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe zëvendësndihmës sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi do të zhvillohet nga ora 10:00.