Kosova
Kurti refuzon takimin me Vuçiqin më 11 maj
Mediat në Kosovë shkruajnë se kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk do të marrë pjesë në takimin me Serbinë më 11 maj, i cili u paralajmërua nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.
Gjatë deklarimit të tij ka shtuar se nuk mund të marrë pjesë në një takim, në të cilin nuk e ka konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen.
Kurti ka bërë të ditur se në Bruksel do të shkojë përsëri për ndonjë drekë ose darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor.
“Unë nuk marr pjesë në atë takim, për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen. Ajo çka mund të konfirmoj është se do të vij në Bruksel për ndonjë drekë ose darkë pune të konfirmuar nga Borrell, ku bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor. Vizita që e kemi këtu dy ditë është në kuadër të marrëdhënieve tona bilaterale, që na nevojiten edhe më shumë marrëdhëniet e tilla të forcuara dhe takimet e tilla të rajonit, para se të fillojmë kapitullin e ri të dialogut që duhet të jetë i përgatitur mirë edhe me parime pasi nuk e kemi komoditetin për dështime të reja”, ka thënë ai.
Ai tutje ka folur edhe për vaksinat, duke bërë me dije që në takimet që ka pasur ka kërkuar bashkëpunim lidhur me këtë çështje.
“Tashmë e dimë që do e kemi ardhjen e 95 mijë vaksinave të reja në maj dhe neve na nevojiten më shumë se kaq, dhe me partnerët po diskutojmë se si t’i marrim më shpejt vaksinat që të mund t’i kthejmë më vonë ato për shkak se jo vetëm për shëndetin publik të vendit tonë, por edhe për ekonominë private është e domosdoshme ardhja e mërgatës gjatë verës, meqenëse jemi aq shumë të varur nga ta. Pra, edhe për shëndetin, edhe për ekonominë. Këtë e kam diskutuar edhe me kryeministrin belg dhe zyrtarë të tjerë”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme Një studim kombëtar në Zvicër ka konstatuar se testet për vlerësimin e aftësisë së vozitjes te... -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit -
Fshati zviceran Brienz pothuajse nuk po rrëshqet më













