Kosova
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e regjisores Arzana Kraja
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së hershme të regjisores Arzana Kraja.
Kurti e lavdëron punën e Krajës, derisa shprehet i pikëlluar për ikjen e hershme të saj, përcjell albinfo.ch.
Postimi i plotë i Kurtit:
Arzana Kraja nuk rron më. Pikëllimi ende nuk po mund t’ia zërë vendin tronditjes. Ngushëllime familjes Kraja, shoqërisë së saj, artistëve tanë.
Arzana Kraja është regjisore e skenariste që la shenja në artin tonë kinematografik. Punëtore e madhe e me shumë talent. Atë po e prisnin edhe shumë punë të tjera, e neve edhe shumë filma të saj. Iku shumë herët.
“Na duhen shumë idealistë”, thoshte Arzana kur e shpjegonte filmin e saj “Fusha e Mëllenjave”. Syla, personazhi kryesor i këtij filmi të saj të fundit, ish i burgosur politik, e gjen veten mes mashtrimit dhe tradhtisë. Në Kosovë ai kthehet pas 20 vjetëve, me shpresën se do të kuptonte se çfarë ka ndodhur në të vërtetë…
Pushofsh e qetë Arzana!
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave Kantoni më i shtrenjtë në Zvicër po kërkon më shumë transparencë në tregun e banesave... -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht?












