CH-Ballkani

Kush përgjigjet për aksidentet “e diasporës”?

Gjatë muajve të verës, shumë qytetarë u ankuan në bashkatdhetarët, kryesisht ata të Zvicrës që po vozitin si “të trentë”. Ata shkuan dhe lanë shumë aksidente pas, por edhe vet u akisdentuan. Kush përgjigjet për aksidentet e diasporës

 

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

Pas ikjes së bashkatdhetarëve në vendet e tyre të punës, Kosova i është kthyer “normalitetit”. Nëpër dyqane vërehet më pak punë e gjithashtu nëpër kateteri më pak njerëz. Ndërsa e veçanta është se nëpër rrugët me gropa të Kosovës nuk shihen me më veturat e shtrenjta me targat ZH, SG, BE të cilët lanë “shumë pluhur pas”.

Gjatë muajve të verës, shumë qytetarë u ankuan në bashkatdhetarët, se po e shfrytëzojnë ekstremisht keq, lirinë në Kosovës duke vozitur shumë shpejt. Madje në shumë raste edhe u vërtetua se janë mërgimtarët, kryesisht ata të Zvicrës që po vozitin si “të trentë”.

Policia e Kosovë nga rajoni i Prizrenit ka konfirmuar se brenda një dite (në fund të korrikut) janë regjistruar 16 aksidente në trafik, në të cilat janë lënduar 18 persona dhe është shkaktuar dëm i madh material. Nga këtë betejë asindetesh, jenë përfshira 14 automjete me targa të huaja, kryesisht ato nga Zvicra.

Albinfo.ch ka kontaktuar zyrën për Informim në Policinë e Kosovës duke kërkuar informacione për aksidentet në trafik kryesisht për dy muajt e verës. Mirëpo Policia ka dërguar vetëm raportin gjashtëmujor të aksidenteve, duke i krahasuar me atë të vitit të kaluar, por jo edhe këto të këtij viti. Arsyeja është se atë raste nuk janë të kompletuara.

Sipas Policisë, gjatë periudhë janar-qershor të këtij viti, janë shënuar 41 aksidente me fatalitet ku kanë humbur jetën 46 qytetarë. Kjo shifër tregon se sivjet janë regjistruar 12 raste më pak se në viti e kaluar kur janë regjistruar 63 viktima nga komunikacioni. Kjo shifër sipas policisë ënjtë 22 për qind më pak se në gjysmë-vjetorin e vitit të kaluar.

Në gjashtëmuajshin e parë të vitit 2014, Policia ka regjistruar 2202 aksidente që kanë rezultuar me lëndime, ndërsa sivjet nga janari deri në qershor, kjo shifër është 2140 ose 2.8 për qind më e vogël. Nga aksidentet, vitin e kaluar, janë lënduar 4306 persona ndërsa sivjet 4207.

Vetëm në numrin e aksidenteve këtë 6 muajsh ka më shumë se vitin e kaluar. Shifrat tregojnë se sivjet kanë ndodhur 4684 aksidente me dëme materiale, ndërsa në vitin 2014 janë regjistruar 4637.

Ndërkaq, totalisht aksidente,, përshirë edhe ato “godit e ik” janë 7324 vitin e kaluar dhe 7327 këtë vit. Ndërsa numri i tiketave të shqiptuara për komunikacion është: 164569 në 6 muajt e vitin e kaluar dhe 150640 këtë vit.

Por, në këtë meselenë e aksidenteve nuk janë vetëm mërgimtarët me kerre të shtrenjta ata që duhet “linçuar”, por janë edhe vendorët me “llumat” e tyre që u shkaktojnë dëme të mëdha diasporës.  Ndërsa edhe me keq, atyre iu shkon pushimi kot, duke vrapuar pas sigurimit, që shpesh nuk i përgjigjet.

Albinfo.ch ka kontaktuar Shemin, një qytetarë që punon në Zvicër, i cili është aksidentuar në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në rrugë që i përket kantierit të ndërtimit tash e pesë vjet e që, sipas këtij mërgimtari, nuk ka shpresa të ndërtohet edhe pesë vjetët e ardhme.

“Për m’u kyçë në rrugë kryesore nga një rrugë e fshatit nuk është shumë lehtë, pra personi (një serbe nga fshati Babi-Most) duke dalë nga rruga dytësore, pa shikuar anash, me goditi në derën e majtë mbrapa, e unë duke u munduar ta evitoj aksidentin, e godita një veture në anën tjetër… “, tregon Shemi.

Sipas tij, nuk ka përfunduar fatkeqësia këtu: “Gjysma e pushimit me ka shkuar duke vrapuar sa në byronë e sigurimeve, sa në polici e tek mjeshtri i vetuës”, deklaron Shemi.

Albinfo. ch ka kontaktuar edhe Byronë Kosovare të Sigurimeve e cila e ka kompetencën ekzekutive për dëmshpërblim, pasi që bashkatdhetarët gjatë ardhjes në Kosovë, detyrohet të paguajnë policën e përkohshme të sigurimit në vlerë 20 euro për një muaj, që lëshohet pikërisht nga kjo Byro.

Kjo taksë bëhet për faktin se Kosova nuk është anëtare e Kartonit të Gjelbër të Evropës.

Rrahim Pacolli, kryetar i Asamblesë së BKS-së, tha se Byroja e mbulon të gjitha dëmet e bashkatdhetarëve që janë në rregull sipas ekspertëve dhe policisë.

“Nëse ekspertët e konstatojnë se qytetari nga diaspora nuk ka qenë shkaktar i aksidentit, po është aksidentuar nga dikush tjetër, ai i merr paratë e dëmshpërblimit brenda 15 ditëve. Ky është rregull”, deklaroi Pacolli, sipas të cilit, brenda vitit, mijëra bashkatdhetarë i marrin paratë e dëmshpërblimit dhe asnjë problem nuk ka ekzistuar.

“Ndërsa nëse ekspertët e trafikut vërtetojnë ndryshe, atëherë BKS nuk ia paguan dëmin, që e ka shkaktuar vet”, deklaroi Pacolli, i cili po ashtu tha se personat që mendohet se janë dëmtuar nga vlerësimi, mund t’i drejtohen avokatëve dhe të kërkojnë dëmshpërblim përmes gjykatës.