E-Diaspora

Zvicër: Bashkudhëtari u shpëtoi plagëve edhe gjatë aksidentit më 2014

Një shqiptar nga Maqedonia, me inicialet G.B. (26) u shpëtoi fatmirësisht plagëve të marra gjatë një aksidenti të rëndë në Gretzenbach SO. Nuk është hera e parë që ai aksidentohet, shkruan 20min.ch.

Të shtunën ndodhi një aksident vdekjeprurës në Gretzenbach SO. Shoferi 31-vjeçar humbi kontrollin mbi automjetin e tij, u përplas për mburojën e rrugës dhe më pas u aksidentua disa herë me pemët. Dy persona vdiqën në vend, dy persona të tjerë u plagosën rëndë.

Njëri ndër dy personat e tjerë është 26-vjeçari nga Maqedonia G.B., i cili më 2014 po ashtu ka qenë pjesë e një aksidenti të rëndë në Olten SO, ku pasi humb kontrollin mbi veturën e atëhershme Nissan 350Z, përplaset për pompën e benzinës. Atëherë u plagos lehtë. “Vozita vetëm 70 km/h, nga 50!,” tha atëkohë ai për “Blick”. Policia ia sekuestroi patentën e shoferit.

Vijojnë hetimet

Çfarë ndodhi të shtunën, është akoma e paqartë. Sipas të gjitha gjasave, G.B. kishte datëlindjen. Nuk dihet nëse alkooli ka qenë sebep për aksidentin. Prokuroria po vijon hetimet e aksidentit tragjik.

Nga aksidenti vdiq shoferi 31-vjeçar, Jeton F., për të cilin shefi tha se ishte “mjaft i sinqertë, i përpiktë në orar dhe punëtor tepër i besueshëm”. Gjithashtu paraqiten si njeri i përgjegjshëm dhe që njihte mirë rrugët. Nuk besohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara pasoja që shkaktoi aksidentin.

Viktima tjetër e aksidentin ishte Xhonson Syziu (22). Kjo ishte tepër tragjike, pasi 22-vjeçari i ndjerë kishte ardhur vetëm për një jave pushime në Zvicër – për të qenë pjesë në datëlindjen e G.B.. Tashmë ai është dërguar i vdekur në vendlindjen e tij, ngjashëm si Jeton F..