Kosova
Lajçak: Me SHBA-në jemi në një vijë për të ardhmen e Ballkanit
Sërish emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë të njëjtin qëndrim për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe janë në një vijë për të ardhmen përpara, përcjell albinfo.ch.
Lajçaku ka dhënë këtë koment pas takimit që ka pasur me këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe emisarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar.
“Darkë mes miqsh në New York me këshilltarin e DASH-it, Derek Chollet, dhe emisarin Escobar. Gjithmonë e dobishme të rikonfirmojmë se ndajmë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe jemi në një linjë për rrugën përpara”, ka shkruar Lajçaku në Twitter.
Më 14 shtator, Kosova dhe Serbia patën takimin e fundit në kuadër të dialogut. Nuk pati asnjë rezultat nga takimi i ndërmjetësuar prej Lajçakut dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell. Kryeministri Albin Kurti ka propozuar një udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjeve të arritura më herët, ndërsa është ankuar se Serbia dhe ndërmjetësit kanë insistuar vetëm në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Të hënën, ai ka akuzuar Lajçakun se po mban anë. Ndërsa nga Bashkimi Evropian kanë thënë se kanë propozuar “një marrëveshje kompromisi, duke shtuar se kjo është refuzuar nga Kurti e është pranuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave














