Kosova
Libri i klasës së tetë nuk përfshin Kosovën në hartë
Në librin e Qytetarisë së klasës VIII, me autorë Izela Tahsini, Elona Dhembon Veronika Ducin dhe përgjegjëse të artit grafik Semela Mero, kryeredaktore Natasha Pepivani, një ribotim i 2019-ës i shtëpisë botuese Albas, në pjesën e mësimit me tematikë ‘NE DHE EUROPA’, është vendosur harta e rajonit të Ballkanit, ku Kosova nuk njihet si shtet i pavarur.
Kjo çështje ka shkaktuar indinjatë kombëtare, qoftë nga prindërit dhe nxënësit, por edhe nga historianët, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
“Nuk është vendosur Kosova? Shumë gabim, nuk e di…nuk e di.. Ne si prindër shqetësohemi, por s’mund të ndryshojmë gjë”, thotë një prind.
“Ai që ka shkruar këtë duhet të mbajë përgjegjësi. Është e palejueshme të mohosh Kosovën”, thotë një tjetër.
“Fëmija im s’ka vajtur ende në klasë të 8, por është skandal… librat kanë budallallëqet e dynjasë”, shprehet një prind.
“Unë jam nga veriu, ngjitur me Kosovën dhe e duam shumë. I bëj thirrje Ministrisë që Kosovën ta vendosë në hartë veç nga Serbia”, shprehet një nxënës.
“Një keqardhje e madhe që të mësojmë se Kosova është Serbi”, thotë një tjetër.
Sipas historianit, profesor Petrit Nathanaili, në librin e Qytetarisë është përdorur një hartë e vjetër gjeografike si shkak i papërgjegjshmërisë.
“Ata që e kanë bërë aty, nuk kanë qenë të vëmëndshëm dhe për më tepër ata që kanë pasur për detyrë për ta kontrolluar nuk kanë bërë detyrën si duhet. Ajo është hartë e vjetër. Kosova është e pavarur dhe pavarësisht nga fakti sa shtete e njohin apo nuk e njohin, ajo figuron në çdo lloj harte gjeografike apo politike që bëhet aktualisht në Europë, kufijtë e Kosovës si shtet ekzistojnë”, thotë Nathanaili.
Pasaktësi të tilla në librat shkollorë nuk duhet të ketë, reagoi ministrja e Arsimit, Besa Shahini, megjithatë, shkroi në një status në “Facebook” ajo, se ky është një gabim i paqëllimshëm. Ministrja shpjegoi se “Kosova është Republikë dhe njihet si e tillë, por grupi i punës nga autori deri te komisioni që ka miratuar botimin, nuk kanë qenë në gjendje të vërejnë mungesën e shtetit të Kosovës në të”.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës














