Integrimi
LSHKSHA “Aleksander Moisiu” zgjodhi kryesinë e re në Vjenë
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” në Vjenë, sipas statutit mbajti kuvendin e parë zgjedhor. Në mandatin për katër vjetët e ardhshme u zgjodh kryesia e re, ndërsa me vota unanime Anton Marku u emërua kryetar.
Kryetari i deritashëm, Besim Xhelili, falënderoi kryesinë për bashkëpunimin përgjatë 4 vjetëve të kaluara dhe i uroi punë të mbarë kryesisë së re. Edhe kryetari i posazgjedhur, Anton Marku, falënderoi anëtarët e kuvendit për besimin dhe mbështetjen e dhënë, duke premtuar angazhim të sinqertë në promovimin e kulturës shqiptare në Austri dhe vendosjen e urave të komunikimit me autorë dhe institucione austriake, si dhe me krijues të tjerë që jetojnë dhe veprojnë në Austri.
Ndërkohë pas përmbylljes së punimeve të kuvendit, kryetari i sapozgjedhur i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri (LSHKSHA) “Aleksandër Moisiu”, Anton Marku, në një bisedë për albinfo.ch deklaroi: “Kuvendi i Lidhjes sonë ishte një rast i mirë që të reflektohet lidhur me sukseset dhe sfidat nëpër të cilat kaluam përgjatë 4 vjetëve të shkuara, si dhe të paraqitet vizioni për të ardhmen”.
Marku u shpreh se e ka pranuar nominimin me besimin e fortë që të arsyetojë zgjedhjen e tyre. Po ashtu ai përgëzoi dhe uroi për marrjen e përgjegjësive edhe anëtarët e tjerë të kryesisë së re. Ata i ftoi që të vazhdojnë të ecin së bashku, duke u kujdesur për njëri-tjetrin.
“Personalisht kam qenë dëshmitar i disa iniciativave, të cilat në fillim ishin të mbushura me vullnet e motivim, por që më pas, për një kohë të shkurtër, u zbehën apo u shuan fare. Në lidhjen tonë ndodhi e kundërta: sa më shumë që koha kalonte, aq më tepër gjenim energji për aktivitete të reja. Numri prej 40 orëve letrare dhe promovimeve të librave në 4 vjetët e kaluara e dëshmon këtë.
Jam shumë i bindur se nesër do të bëjmë edhe më mirë se sot në shërbim edhe të vendosjes së urave të bashkëpunimit me shoqatat dhe institucionet shqiptare dhe austriake”, tregoi kryetari Marku.
Kryesia e re e LSHKSHA në mandatin e ri katërvjeçar do të ketë këtë përbërje:
Anton Marku, kryetar
Besim Xhelili, kryetar nderi
Vjollca Koni, nënkryetare
Ramiz Selimi, nënkryetar
Zef Ndrecaj, nënkryetar
Ragip Dragusha, sekretar
Jehona Sukaj, arkëtare
Hazir Mehmeti, anëtar
Ajet Shira, anëtar
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kurti: “Janë pjekur kushtet për një përfaqësim në nivelin më të lartë të Zvicrës” Kryeministri Kurti ka takuar në Ambasadën e Republikës së Kosovës kandidatët shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të...
-
Kristian Kabashi fiton Çmimin Swissalbs si Sipërmarrës i vitit 2023
-
Përparim Avdili “merr ndihmën” e James Bondit për t’u zgjedhur deputet federal
-
Diaspora ka pranuar 2778 tekste të gjuhës shqipe për nxënësit shqiptarë
-
Shqiptarja, pjesë e jurisë të “Miss USA 2023”
Jeta në Zvicër
-
Popullsia zvicerane ndihet më keq tani se para Covid 34% e të anketuarve thonë se nuk janë në shëndet të përsosur...
-
Pak vendosin helmeta në Zvicër
-
Tunelet do të jenë pa pagesë
-
Kurti: “Janë pjekur kushtet për një përfaqësim në nivelin më të lartë të Zvicrës”
-
Kristian Kabashi fiton Çmimin Swissalbs si Sipërmarrës i vitit 2023