Të tjera
Luiza Gega vendos rekord të ri, e pesta në planet
Sportistja Luiza Gega është një nga vajzat më të shpejta të botës në 3000 metra me pengesa, përcjell albinfo.ch.
Atletja e njohur shqiptare është renditur e 5-ta në finalen e Botërorit të Atletikës, në një garë ku shkëlqeu me performancën e saj.
Në pistë, Luiza tregoi sërish se është sportistja më e mirë shqiptare, duke regjistruar kohën 9:10.04 dhe automatikisht rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë.
Madje, Gega e ul rekordin me më shumë se 4 sekonda, çka do të thotë se koha e realizuar prej saj në këtë Botëror është fantastike.
Rekordi i mëparshëm në këtë disiplinë mbahej po nga Luiza Gega me kohën 9:14.29 dhe u vendos më 1 korrik, në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta












