Koronavirusi: çast pas çasti
Luksemburgu lejon fluturimet brenda majit
Edhe shteti i Luksemburgut ka filluar me masa lehtësuese dhe ka paralajmëruar se do të lejojë fluturimet
Shtetet evropiane kanë filluar me masa lehtësuese, pas një bllokimi total, për shkak të pandemisë Covid-19.
Përveë masave lehtësuese brenda vendit, shumë shtete shumë shpejt do të lejojnë edhe fluturimet, shkruan albinfo.ch.
Edhe Luksemburgu ka njoftuar se, aeroporti i Luksemburgut do të rifillojë fluturimet më 29 maj.
Ato do të rifillojnë në fund të majit me fluturimet e “Luxair” për në Stokholm, Lisbonë, Porto, Hamburg dhe Monako.
Ndër masat e marra ekziston detyrimi për veshjen e maskës në terminal në zonat ku nuk është e mundur të mbahet një distancë minimale prej dy metrash.
Aeroporti i vendit ka rinovuar impiantin e ajrimit dhe ka instaluar gjithashtu mbrojtje fizike ndaluese, si për shembull dritaret me pleksiglas.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti












