Lajme
Lunacek: Referendumi në veri provokim kontraproduktiv
Raportuesja e posaçme e Parlamentit të Evropës për Kosovë, Ulrike Lunacek, e ka dënuar referendumi i serbëve në veri të Kosovës.
Lunacek, ka thënë se me këtë referendum plotësisht të panevojshëm, fushata paraelektorale serbe ka mbërritur përfundimisht edhe Kosovën, raporton radio Deutsche Welle.
Votimin në këtë referendum ajo e quan si provokim kontraproduktiv, i cili do të dëmtojë rëndë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe nxitë forcat nacionaliste.
Ndërsa Franziska Brantner, zëdhënëse për politikë të jashtme e grupit parlamentar ekologjist në PE bën të ditur se edhe vet autoritetet serbe, presidenti i Serbisë Boris Tadiq dhe ministri për Kosovën Goran Bogdanoviq e kanë quajtur këtë referendum të dëmshëm dhe të panevojshëm.
“Në vend të provokimeve të hidhura do të ishte mirë që të punohet në implementimin e planit të Ahtisaarit, me qëllim që serbët e veriut më në fund të realizojnë të drejtat e tyre që u takojnë”, pohon ajo.
Referendumi i serbëve në veri ka shkaktuar reagime negative edhe në Berlin. Zëdhënësja për politikë të jashtme e ekologjistëve Marieluise Beck, kumtoi se bashkësia ndërkombëtare e ka shpallur me të drejtë si të pavlefshëm referendumin e serbëve në veri.
“Është shumë e qartë që kemi të bëjmë me një provokim të fushatës parazgjedhore serbe. Referendumi ka për qëllim të minojë gatishmërinë e palës serbe dhe kosovare për bisedime”, pohon Beck.
Në veri, sipas saj, nuk mund të flitet për liri demokratike. Banorët e atjeshëm janë nën presione të vazhdueshme.
Në ditën e parë të referendumit serb në veri të Kosovës kanë votuar, sipas të dhënave të përfaqësuesve të tyre, 48 % e rreth 35 mijë serbëve me të drejtë vote. Referendumi ka për qëllim që të mos pranohen institucionet e Kosovës në këtë pjesë të vendit.
Referendumi i serbëve në veri të Kosovës është dënuar prej autoriteteve të Kosovës. Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare. Ai quhet i dëmshëm dhe i panevojshëm. /albinfo& dw/
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë Udhëtimet verore nga Zvicra: Çfarë duhet të dini para se të niseni me makinë, tren apo... -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër











