Integrimi

Lurata Reci, kryetare e re e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës

Lurata Reci është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës, në Kuvendin e fundit

Është mbajtur mbledhja e përgjithshme e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës. Në këtë Kuvend është raportuar për aktivitetet e këtij mandati, ku ishin mbi tetë faqe aktivitete të ndryshme, shkruan albinfo.ch.

Gjithashtu është diskutuar edhe për strategjinë e kuvendit. Është vendosur që të vazhdohet me përqendrim në punën mediatike me reagime, si dhe në çështjen e mësimit plotësues dhe disa çështje të tjera.

Në fund u mbajtën zgjedhjet e kryesisë, ku Lurata Reçi u zgjedh kryetare e kuvendit.

Në kryesi janë Jeton Kryeziu, Samir Zejneli, Bedri Krasniqi, Gëzim Hasanaj, Avni Binaku, Hisni Zena, Roland Wiprächtiger, Orhan Spahiu, Avdil Halimi, Ardian Retkoceri, Erkan Ademi, Rabit Rexhepi dhe Remzi Durmishi nga Tesina.

albinfo.ch