Lajme
Makolli zotohet për përmirësimin e gjendjes së mërgatës
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës
Ministria kosovar i diasporës ka theksuar para deputetëve rëndësinë që ka integrimi i bashkatdhetarëve në shoqëritë e përparuara demokratike, shfrytëzimi i mundësive për emancipim e shkollim cilësor në këto vende, por edhe interesin tonë që të ruhet identiteti kulturor dhe gjuhësor i tyre, për të komunikuar në mënyrë sa më të natyrshme me trungun e atdheut.
Ministri ka përmendur faktin që 25 për qind nga 500 ndërmarrjet e krijuara në Kosovë, janë ngritur me ndihmën e kapitalit të fituar nga diaspora.
Ndër projektet me interes të gjerë për edukimin e diasporës, Ministri Makolli e kaq veçuar projektin “Gjuha ime”, i cili ka për qëllim bazik mësimin e gjuhës amtare dhe zhvillimin e njohurive të përgjithshme për fëmijët tanë që jetojë në diasporë.
Ai ka theksuar se bashkë me projektet për ngritjen e bibliotekave në vendet ku jeton dhe vepron mërgata, planifikohet të ngrihen edhe qendra kulturore, fillimisht në Turqi, Zvicër dhe në SHBA.
Kryetari i Komisionit, Albin Kurti, ka vlerësuar kontributin e rëndësishëm të mërgatës për mbijetesën e popullit, por edhe për lirinë e Kosovës.
Ai, ministrit i ka shtruar një varg pyetjesh, të përcjella nga bashkatdhetarë në vende të ndryshme, e të cilat kërkojnë përgjigje, si: çështja e taksave të sigurisë kur të kthehen në Kosovë, taksat për qytetarët e Luginës së Preshevës, sportelet e paktë nëpër pikat kufitare, doganimi i makinerive prodhuese etj.
Edhe anëtarët e tjerë të Komisionit, Hydajet Hyseni, Sabri Hamiti, Skender Hyseni, e Shaip Muja, kanë tërhequr vëmendjen për nevojën e pashlyeshme të regjistrimit të bashkatdhetarëve tanë në vende të ndryshme të botës, për harmonizimin e terminologjinë joprecize edhe legjislative për mërgatën, për rolin e vërtetë që duhet të luajnë qendrat kulturore, për kontaktet që ato duhet të kenë me misionet diplomatike në vendet e dhëna, për nivelin e pamjaftueshëm të përfshirjes së fëmijëve nga mërgata jonë në mësim plotësues në gjuhën shqipe.
Ministri Makolli, ka deklaruar se është duke u krijuar baza e të dhënave për mërgatën, kurse ka përmendur nevojën që në Kuvendin e Kosovës të rezervohen vende deputetësh edhe për përfaqësuesit e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë vende të ndryshme të botës.
Makolli, është zotuar se do të angazhohet seriozisht për përmirësimin e gjendjes së mërgatës dhe krijimin e lehtësive për komunikim me Kosovën dhe për nxitje të investimeve në ekonomi.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno Janë mbyllur shtigjet e ecjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në zonën... -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë











