Maqedonia
Maqedonia e Veriut paralajmëron reforma të pensionimit
Paralajmërohen reformat të thella në administratë, ekspertët thonë se të punësuarit në administratë vështirë se do të dëshirojnë të dalin para kohe në pension.
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë bërë të ditur se nga 1 janari i vitit 2021 do të vlejnë rregulla të reja për pensionim, ku është vendosur që të bëhet e detyrueshme dalja në pension në moshën 64-vjeçare.
Përjashtime nga ky rregull do të bëhen vetëm për personat që punojnë në profesione deficitare.
Njëkohësisht të punësuarve që mungojnë pesë vjet stazh pune deri në daljen në pension, u mundësohet që t’i blejnë ato para kohe dhe të dalin menjëherë në pension. Nga Fondi për Sigurime Pensionale kanë njoftuar se këtë të drejtë do të mund ta shfrytëzojnë më shumë se 50 mijë të punësuar.
Sipas të dhënave të këtij Fondi, më shumë se 19 mijë qytetarë gjatë vitit të kaluar kanë kërkuar që t’u mundësohet shtyrja e daljes në pension.
Të punësuarit, të cilët nuk dëshirojnë të dalin në pension, kryesisht janë të angazhuar në sektorin publik, në vende pune ku pagat janë të larta, si drejtues të sektorëve të ndryshëm, këshilltarë, madje ka dhe të tillë që drejtojnë institucione publike.
Ndërkohë që administrata shtetërore e Maqedonisë së Veriut gjithmonë ka qenë në krye të listës së kritikave të Brukselit për sa i përket plotësimit të kritereve për anëtarësimin e vendit në familjen evropiane.
Kreu i qeverisë, Zoran Zaev, ka bërë të ditur se analizohen më shumë modele për uljen e numrit të të punësuarve në administratë, ku në fokus e ka vënë edhe pensionimin e detyrueshëm në moshën 64-vjeçare si dhe pensionimin e mëhershëm, përmes blerjes së stazhit.
Aktualisht, në Maqedoninë e Veriut janë 325 mijë pensionistë dhe për dhënien e pensioneve gjatë një viti, nga buxheti i shtetit janë shpenzuar 915 milionë euro.
Por, me daljen në pension të 10 mijë të punësuarve, për të siguruar pensionet nga arka e shtetit, gjatë vitit të ardhshëm pritet të shpenzohen më shumë se 1 miliard euro./REL
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën














