Lajme
Maqedonia e Veriut shënon numër rekord të të shëruarve nga Covid-19
Maqedonia e Veriut ka shënuar numër rekord të të shëruarve nga Covid-19 që nga shpallja e pandemisë në mes të muajit mars.
Brenda 24 orëve në këtë vend janë shëruar 268 pacientë.
Numri më i madh i të shëruarve nga sëmundja që e shkakton koronavirusi u regjistrua në Shkup: 105 raste, pastaj në Tetovë 23 raste, në Strugë 22 raste dhe në qytete të tjera numër më i vogël.
Me shifrat e fundit, numri i personave të shëruar nga koronavirusi arrin në 5,931, nga 10,503 sa është totali i të infektuarve.
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut po ashtu u krye numër rekord i testeve, gjithsej 1,971, që rezultuan me 188 raste të reja pozitive me koronavirus.
Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Strugë.
Ndërsa janë shënuar edhe pesë viktima nga koronavirusi: dy nga Tetova dhe nga një në Shkup, Manastir dhe Kumanovë.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 476 – shumica prej tyre apo rreth 200 janë në Shkup.
Kryetari i Komisionit të Sëmundjeve Infektive në Maqedoninë e Veriut, Zharko Karaxhoski, tha se institucionet shëndetësore po përgatisin rritjen e mëtejme të kapaciteteve për testim të popullatës në 16 qytete.
Kjo, sipas tij, bëhet me qëllim që kapacitetet mjekësore të jenë sa më të përgatitura për ndonjë valë të mundshme të virusit në vjeshtë.
Në Maqedoninë e Veriut deri tani janë testuar gjithsej 99,615 persona.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Pa kolona në pikat kufitare, pritjet deri në pesë minuta
Jeta në Zvicër
-
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër Temperaturat ishin mesatarisht 4.4 gradë mbi normën, ndërsa në Ticino u regjistruan rekorde historike... -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta -
Konfliktet në vendet e punës shënuan rritje në Zvicër gjatë vitit 2025












