Lajme

Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet në “listën e zezë” për udhëtime

Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet në listën e zezë të BE-së, edhe për dy javët e ardhshme, për lëvizje të lirë gjatë periudhës së pandemisë.

Kjo ka ndikuar që shumë mërgimtar nga ky vend, të mos kenë mundësin ta vizitojnë vendlindjen e tyre.

Ndalesat e BE-së vazhdojnë kryesisht për vendet e Ballkanit si: Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Malit i Zi, Bosnje Hercegovina, Çekia.

Por edhe për vende të tjera si: Luksemburgu, Danimarka, Irlanda

Zvicra mbetet të vendos për azhurnimin e listës. Dera e vetme e hapur për mërgimtarët shqiptarë në Zvicër në Ballkan mbetet Shqipëria.

Ankesa të shumta ka pasur nga shtetasit maqedonas, të cilët jetojnë dhe punojnë në vendet e BE-së. Nga Ministria e Jashtme u sugjerojnë tu drejtohen ambasadave dhe zyrave konsullore.

Ndërsa, nga Ministria e Brendshme thonë se shtetasit maqedonas, të cilët e kanë patjetër të kthehen këtu, kanë një zgjidhje.

“Deri më datë 31 Korrik të gjithë shtetasit tanë, të cilëve u kanë skaduar afatet e dokumenteve të udhëtimit mund të kthehen në RVM pa asnjë procedurë shtesë. Nga 1 Gushti u duhet fletë-udhëtimi”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.

Maqedonia e Veriut ndalesa ka vendosur edhe me Kosovën.

Ndërsa, destinacioni i vetëm për pushime verore mbetet bregdeti shqiptar.