Lajme
Marrëveshja për zhbërjen e “Civilna Zastita”
Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri e cila ka udhëhequr negociatat, tha se marrëveshja është ndërmjetësuar nga BE dhe përfshinë shpërbërjen e Mbrojtjes Civile në veri
Qeveria e Kosovës ka arritur të enjten mbrëma një marrëveshje me palën serbe për shpërbërjen e “Mbrojtja civile” një strukturë paralele që vepron në tri komunat serbe në veri të Kosovës. Sipas kësaj marrëveshje, disa prej këtyre pjesëtarëve do të inkuadrohen në institucionet e Kosovës.
Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri e cila ka udhëhequr negociatat, tha se marrëveshja është ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa konsiderohet e rëndësishme për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.
“Arritja e kësaj Marrëveshjeje mes tre palëve, Kosovës, Serbisë dhe BE-së e cila është përmbyllur të enjten pasdite ka një rëndësi të madhe sepse i jep fund strukturës ilegale të ashtuquajtur “Mbrojtja civile” dhe mundëson integrimin e ish-pjesëtarëve të saj në institucionet e Republikës së Kosovës. Procesi i bisedimeve ka qenë i gjatë dhe i mundimshëm për gati dy vjet, por fundi ishte i suksesshëm”, konsideron Tahiri
Sipas saj, marrëveshja parasheh procesin e zhbërjes së kësaj strukture paramilitare dhe procesin e integrimit të individëve në institucionet civile të shtetit të Kosovës.
“Marrëveshja parasheh mbylljen e të gjitha objekteve, zyrave dhe depove që kanë qenë në shfrytëzim nga kjo strukturë ilegale në komunat veriore të Kosovës dhe dorëzimin e tyre institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo marrëveshje duhet të zbatohet deri më 1 shtator 2015”, tha Ministrja Tahiri.
Ministrja kosovare e falënderoi Bashkimin Evropian për një punë të suksesshme për ndërmjetësimin e kësaj marrëveshjeje si dhe SHBA-të për mbështetje dhe angazhim në këtë proces.
Ndryshe, “Civilna Zastita” (Mbrojtja Civile) besohet se ka rreth 700 pjesëtarë, të cilët kanë shërbyer si strukturë paraushtarake, e financuar nga Qeveria e Serbisë. Burime nga komunat e veriut (Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin-Potok dhe Zveçan) kanë thënë për mediet lokale, se shumica e këtyre pjesëtarëve janë ish ushtarakë të karrierës.
E-Diaspora
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço” Filmi :”Tashko & Koço një love story shqiptar”...
-
Gjermani
Mynih: Një recital i shkëlqyeshëm piano nga Kosti Deti
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
Jeta në Zvicër
-
Operacioni Pandora: Qendrat e thirrjeve mashtruan edhe në Zvicër Falë hetimeve të Europolit, dymbëdhjetë qendra të thirrjeve kriminale u shkatërruan. Mashtruesit ishin aktivë edhe në...
-
Testet e para në Appenzell për të prezantuar patentë shoferin digjital
-
Nuk ka pagesa me kartë për shuma të vogla, a është kjo e ligjshme?
-
Sulmuesi i talentuar shqiptar vazhdon kontratën me FC Zurich
-
Maratona e Gjenevës në fundjavë, shumë rrugë do të mbyllen