Bota
Masa të ashpra ndaj emigrantëve në Greqi
Në vitin 2015, Greqia u bë porta kryesore e refugjatëve nga Siria
Pas dyndjes së migrantëve, Greqia synon të reformojë rregullat e azilit, në mënyrë që të përshpejtojë procedurën e miratimit si dhe dëbimin e të ashtuquajturve migrantë ekonomikë.
“Refuzimi për të bashkëpunuar do të sjellë pasoja në të ardhmen. Këtu do të përfshihen migrantët, që refuzojnë zhvendosjen në një kamp tjetër ose ata që mungojnë në intervista në lidhje me rastin e tyre”, deklaroi kryeministri konservator, Kyriakos Mitsotakis, në Parlament.
Kabineti i Mitsotakis, planifikon të përmirësojë koordinimin midis agjencive qeveritare, midis autoriteteve dhe organizatave joqeveritare, si dhe të rrisë numrin e patrullimeve në Egje.
Në vitin 2015, Greqia u bë porta kryesore e refugjatëve nga Siria dhe migrantëve ekonomikë nga Lindja e Mesme.
Kohët e fundit, rritja e numrit të migrantëve, ka thelluar problemin. Tashmë në kampe ndodhen rreth 30 000 njerëz, krahasuar me 14 000 në muajin prill, 7 000 më shumë mbi kapacitetin e parashikuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













