Lajme
Mashtrime me “super aksion”
Pak para se të nisin festat, çmimet e disa produkteve në Kosovë ngritën dyfish ndërsa zbriten më pak se 50 për qind. Këto mashtrime janë bërë të zakonshme
Çdo herë gjatë festave e sidomos në fundvit, konsumatorët kosovarë vazhdojnë të mashtrohen nga ofertat e bizneseve duke reklamuar super-zbritje apo edhe “paguaj një e merr dy”. E në anën tjerë, pak para se të nisin festat, çmimet ngritën dyfish ndërsa zbriten më pak se 50 për qind.
Kjo dukuri e mashtrimeve ndaj konsumatorëve ka shënuar rritje, për të cilat inspektorati i Ministrisë së Tregtisë ka ndërmarrë 39 masa administrative dhe masa ndëshkimore me shqiptim të gjobave ndaj operatorëve ekonomik. Gjobat për mashtruesit ishin prej 2 deri 3 mijë euro për një rast, citon Kpress.
Kryeinspektori në Inspektoratin e tregut në kuadër të MTI-së, Lulëzim Syla tha se Inspektorati është në vazhdimësi i pranishëm në tregun e brendshëm për t’i bërë kontrollet dhe për t’i siguruar konsumatorët që të marrin një produkt me cilësi, sasi dhe kualitet.
Ai tha se në periudhën e fundit kanë pranuar dhjetëra ankesa dhe vërejtje nga konsumatorët për çmimet e ndryshme rafë dhe çmim tjetër në arkë. Të gjitha këto, sipas tij, janë shqyrtuar nga inspektorati dhe është vepruar konform ligjit në fuqi.
“Ne kontrollojmë dhe peshoret se a janë të verifikuara apo nuk janë të verifikuara. Kemi gjithsej 39 raste, ku vetëm i kemi gjobitur ata operator ekonomik, sepse nuk janë përputhur çmimet e sasitë raft-arkë ose ku edhe nuk i kanë pasur të barazuara peshoret”, thotë kryeinspektori Syla.
Konsumatorja Abide Behluli nga Prishtina thotë se ka produkte të mira në treg me çmime të lira, por ka mungesë të parave tek konsumatorët. Ajo thotë se të gjitha produktet me sa ka parë ajo nëpër markete, janë kryesisht cilësore.
Ndryshe, në Kosovë tashmë është bërë dukuri që bizneset e mëdha të reklamojnë ulje deri 70 për qind të disa produkteve, por ato gati kurrë nuk gjendet në dyqan. Ose ka qenë në sasi tepër të vogël, që kanë qene mashtrim ordiner. Por, konsumatorët shumë herë hasin në çmime me zbritje, por që afati i sakdencës ka vetëm një ose dy ditë.
E-Diaspora
-
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden, në një aktivitet ku morën... -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas
Jeta në Zvicër
-
Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër Nga 1 korriku 2026 hyjnë në fuqi një sërë ndryshimesh në Zvicër. Ato prekin transportin rrugor,... -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden -
Shqiptari i dënuar për dhunim, bën për vete dy police zvicerane -
Vaud ndan 15 milionë franga për parandalimin e zjarreve pas tragjedisë në Crans-Montana -
Vala e të nxehtit rrit ndjeshëm vizitat në spitale në Gjenevë











