Kosova
Mbi 100 mijë vetura kanë hyrë në Kosovë në korrik
Numri i policave të sigurimit të shituara gjatë korrikut të vitit 2021 ka qenë afro 11 mijë më pak se në këtë vit.
Numri i përgjithshëm i automjeteve që kanë hyrë në Kosovë në muajin korrik bazohet në numrin e policave të shitura nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS).
Nga Byroja Kosovare e Sigurimit kanë treguar se gjatë muajit korrik të këtij viti 132,059 automjete kanë hyrë në Kosovë.
Shefja e Burimeve Njerëzore në BKS, Gëzonjeta Beqiri, ka deklaruar për Insjaderin se për dallim nga vitet e kaluara, gjatë këtij viti kanë hyrë më shumë automjete në vendin tonë.
Numri i policave të sigurimit të shituara gjatë korrikut të vitit 2021 ka qenë afro 11 mijë më pak se në këtë vit. Në korrikun e vitit të kaluar kanë hyrë 121,231 automjete në Kosovë.
Derisa gjatë vitit 2020 shumë bashkatdhetarë nuk kishin mundur të vijnë në Kosovë për shkak të pandemisë COVID-19.
Sipas statistikave të BKS-së, në vitin 2020 janë shitur 28,448 polica të sigurimit.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori Rekorde të reja u regjistruan në 19 stacione meteorologjike, ndërsa ngrohja e lumit detyroi edhe masa... -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit












