Kosova
Mbi 150 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën
Në mbarë botën numërohen mbi 150 milionë persona të shëruar pas infektimit me Covid-19. Sipas faqes së internetit Worldometers, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 150.053.930 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19.
Tri vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.
Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në SHBA (27.606.442), Indi (24.350.816) dhe Brazil (14.648.332). Më pas radhiten Turqia (5.045.508), Rusia (4.632.955), Britania e Madhe (4.305.971), Italia (3.804.246), Gjermania (3.438.800), Spanja (3.402.258), Argjentina (3.157.660), Kolumbia (3.063.330) dhe Polonia (2.629.626).
Ndërkohë, në gjithë botën ende janë në trajtim 14.975.511 persona.
Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën duke infektuar 168.529.175 persona dhe duke shkaktuar 3.499.734 të vdekur.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën